Samuel Umtiti dhe Barcelona do të ndajnë rrugët shumë shpejt. Mbrojtësi i njohur francez nuk preferohet aspak nga trajneri Xavi dhe mbi të gjitha, rroga e lojtarit peshon shumë në arkën e klubit.

Drejtuesit i kanë komunikuar futbollistit vendimin, sakaq vetë Umtiti duhet të mendojë të gjejë skuadrën e tij të re për t’u sistemuar.

28 vjeçari ka kontratë me klubin blaugrana deri në vitin 2026, por marrëveshja duket se do të ndërpritet përpara kohe. Sipas Cadena COPE, zyrtarizimi është çështje ditësh.

Sa i përket skuadrave të interesuara, Olympique Lyon është pas dere dhe kërkon rikthimin e tij.

89
89

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: