Miralem Pjanic mund të lërë Barcelonën. Gjatë gjithë merkatos është përfolur për një largim të mundshëm të tij nga katalonja, por në zyrat e gjigandëve të La Liga nuk erdhi ndonjë ofertë konkrete.

Së fundmi, mësohet se situata ka ndryshuar. Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC i ka ofruar boshnjakut një kontratë 3-vjeçare dhe një pagë mjaft të mirë, çka ka bërë që Pjanic të mendojë seriozisht kalimin te kjo skuadër.

32 vjeçari nuk e gjeti veten asnjëherë te Barcelona, teksa në sezonin e kaluar e pamë të Besiktas në Turqi, në formën e huazimit. Më parë ka luajtur edhe në Itali për Juve dhe Roma.

Wd
Wd

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: