SHBA

Për Brad Pitt do të jetë një tjetër Krishtlindje larg fëmijëve. Pas divorcit të shumëpërfolur me Angelina Jolie, fëmijë iu lanë në kujdestari aktores së njohur.

Por ajo që po e vuan më shumë ndarjen është vajza e tyre 14 vjeçare, Shiloh. Një mik shumë i afërt për me ka thënë për revistën “OK’ që vajza qan shpesh. Shiloh dëshiron dëshpërimisht të takojë babain e saj por nuk mundet për shkak të urdhrave të fundit të gjykatës – vazhdon burimi .

“Ajo do të duhet të kënaqet vetëm një udhëtim të shkurtër. Shiloh është e vetmja që ka vendosur të mos i kthejë shpinën babait të saj të famshëm”- ka përfunduar burimi.

Kujtojmë që në muajin tetor gjykata i ka dhënë kujdestarinë e 5 fëmijëve dy të adoptuar, aktores Pax, 17 vjeç dhe Zahara, 16 vjece dhe 3 biologjik Shiloh, 14 vjece dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjec, Angelina Jolie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: