Në librin e titulluar “Spare”, Princi Harry ka shkruar dhe për momentin kur mësoi se nëna e tij, Princesha Diana kishte ndërruar jetë nga një aksident me makinë.

Në rreshta, Harry ka shkruar se ishte zgjuar nga babai i tij u ul buzë shtratit të tij duke i thënë:

“Djali im i dashur, nëna ka pasur një aksident me makinë. Ka pasur komplikime. Mami është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital, djali im i dashur.”

Më tej në libër shkruhej: “Ai më quante gjithmonë ‘bir i dashur’, por po e përsëriste shumë. Ai foli në heshtje. Më dha përshtypjen se ishte i tronditur.”

Princesha Diana, ndërroi jetë në vitin 1997 pasi pësoi një aksident me makinë në Paris, teksa deri më tani kanë dalë shumë teza në lidhje me shkakun e vdekjes së saj.

Libri “Spare” u vendos gabimisht në raftet në Spanjë, pesë ditë përpara datës zyrtare të publikimit, por disa persona kanë arritur ta blejnë një kopje.

Po ashtu, Harry ka shkruar dhe për rimartesën e babait të tij, kohën si ushtar, raportin me të vëllain Princin William dhe shumë çështje të tjera.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb