Maldini dhe Massara janë në orët e fundit të kontratës por me Milan vijojnë të lidhen emra të rëndësishëm në tregun e transferimeve. RedBird ka vendosur të hidhet në sulm për Paulo Dybala duke e vlerësuar si goditjen e parë të vërtetë.

Gerry Cardinale e konsideron sulmuesin argjentinas si kartëvizitën e tij të parë të rëndësishme për të fituar simpatinë e ambientin kuqezi. Për Dybala-n mund të bëhet një sakrificë ekonomike duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare dhe 7 milionë euro në sezon.

Jo vetëm Dybala, në listën e dëshirave është edhe Asensio, spanjolli i Real Madrid. Milan gjithashtu interesohet edhe për lojtarë si Draxler apo Ziyech. Deri më tani kampionët në fuqi të Serie A kanë siguruar shërbimet e Divock Origi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb