TIRANE

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar vendimin e marrë sot nga PD që të djegë mandatet e deputeteve.  Kume u shpreh se nuk qeveriset vendi gjysmë duke e cilësuar të domosdoshme praninë e  opozitës. Ish-kreu i KQZ-së tha se  mazhoranca pavarësisht se nuk e pengon dot djegien e mandateve,  mund të pranojë bërjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kume shtoi ndër të tjera se kjo situatë mund të prodhojë ngjarje që mund të ndikojnë ndjeshëm në situatën e vendit.

“Vendimi i marrë është një vendim politik, do kërkojë pas kësaj që çdo deputet i PD të japi dorëheqjen. Pas çdo dorëheqje të dhënë KQZ duhet të fillojë dhënien e mandatit nisur nga vakanca. Duhet që kandidati të shprehet nëse e pranon mandatin. Nëse shteron lista shohim anën ligjore.

Neni 164 e trajton këtë gjë. Në konsideratë në rast se shteron lista merret lista e aleatëve. Si veprohet në rastin kur mandati krijon vakancë. Mandati i jepet partisë politike ose subjektit zgjedhor me herësin më të madh.

Ndarja bëhet duke përdorur formulën tonë, me herësin më të madh. Nuk  merr përsipër të votojë ligj me shumicë të theksuar, atëherë nëse nuk voton një gjë të tillë, nuk funksionon si institucion.

Qytetarët me të drejtë vote shprehin vullnetin e tyre, që të dyja të vlefshme të cilat nuk mund të punojnë pa njërin tjetrin. E lexuar si e tillë, kjo situatë nuk duhet të kërkohet në terrenin ligjor, por në terrenin politik. E vështirë po, por jo e pamundur. Kujtojmë që prag zgjedhjeve të 2017, PD nuk pranonte të hynte në zgjedhje. Por, të gjitha qenë deklarata ishin në funksion të kësaj që thashë. Pra, presioni ndërkombëtar do të jetë prezent, nëse ne do ndodhemi përpara kësaj situate.

Do ndryshojmë target, nuk do e kërkojmë te opozita, por te mazhoranca.Duhet ta kuptojnë që nuk qeveriset gjysëm, s’kemi nevojë vetëm për mazhorancë, por edhe për opozitë. Jemi përpara zgjedhjeve lokale, hyjmë në një situatë shumë problematike politike dhe shoqërore, mund të prodhojë ngjarje që mund të afektojnë ndjeshëm vendin. Le të kërkojmë zgjidhje të tjera për të mirën e vendit. Djegien nuk e pengon dot, por të pranojë të bëjë zgjedhje për Kuvendin e Shqipërisë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: