Koncesionari i landfillit të Fierit, Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k ka sqaruar situatën me djegien e mbetjeve urbane dhe rolin e saj.

Sipas deklaratës zyrtare, koncesionari thekson se më 24 tetor të vitit 2016 është nënshkruar kontrata koncesionari për ndërtimin e landfillit të Fierit dhe më 7 maj të 2020 i bën me dije Bashkisë e Ministrisë se vend-depozitimi i mbetjeve urbane është në funksion në operativ.

Më pas, në vitin 2021, po kjo shoqëri i bën me dije Ministrisë e Bashkisë se landfilli është gati për të pritur mbetjet e Fierit.

Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k siguron se landfilli i ri është ndërtuar brenda afateve të caktuara në kontratë dhe me standarde të larta të BE.

 

 

 

REAGIMI ZYRTAR

 

Dt/29/07/2021

                                                             Deklaratë për media                                     

 

Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkak për situatën e krijuar në vend grumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janë në dëm të së vërtetës

Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën konçesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).

Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr. Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.

Duke përfituar nga ky komunikim publik sqarojmë se Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një Vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit  Evropian.

“Integrated Technology Waste Treatment  Fier” sh.p.k

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb