Numri 1 në botë për meshkuj në tenis Novak Djokovic pritet të hedhë në gjyq qeverinë australiane. Kjo pasi u përjashtua nga Australia si i pavaksinuar, duke mos luajtur dot në grand slam e parë sezonal që po zhvillohet në Melbourne.

Mediat bëjnë me dije se tenisti dhe avokatët e tij janë duke studiuar se çfarë hapash duhet të kryejnë për të nisur një çështje gjyqësore ndaj qeverisë, e cila dy herë anuloi lejen e qëndrimit të tenistit (për moskryerjen e vaksinës, shkelje të procedurave dhe karantinës).

Nëntë herë fituesi i Australian Open do të kërkojë 3.85 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria u këtij vendi, për keqtrajtim. Në këtë shumë përfshihet edhe premio prej 2 milionë eurosh që merr fituesi, duke qenë se ai është ende kampion në fuqi i këtij grand slam.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb