Banorët e fshatrave Kërçishtit i Sipërm dhe i Poshtëm kanë vijuar protestën e tyre në mbrojtje të burimit të ujit të cilin Bashkia Dibër kërkon ta marrë nëpërmjet një projekti për furnizim me ujë të pijshëm të Maqellarës.

Gazetari Enver Doçi bën me dije se burra, gra e fëmijë kanë dalë sërish këtë të hënë në rrugë për të ndaluar nisjen e punimeve pas njoftimit se do të shkonin mjetet e firmës që ka fituar zbatimin e projektit. Ata janë të vendosur që nuk do të lejojnë për asnjë arsye marrjen e ujit të fshatit si dhe i kërkojnë Bashkisë Dibër të anulojë projektin.

Protesta e banorëve është monitoruar nga policia e shtetit, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: