Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish masa të reja ndëshkimore në sajë të frenimit të COVID, për të gjithë qytetarët që lëvizin jashtë fashës së orarit dhe pa leje përkatëse.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama iu lutet qytetarëve që të marrin autorizimin, ndërkohë që thekson se të shumtë janë ata që i respektojnë rregullat, ndërsa ka publikuar edhe një video gjatë aksionit në terren të policisë, e cila ndalon qytetarët dhe verifikon lejet e tyre.

MESAZHI I RAMES
🔴 U LUTEM TË GJITHË QYTETARËVE QË LËVIZIN GJATË DITËS NË QENDRAT URBANE TË MOS DALIN PA AUTORIZIM! SHUMICA DËRRMUESE JANË SUPER KORREKT DHE KËSHTU DUHET TË JENË TË GJITHË!
🔴 MASAT E REJA NDËSHKIMORE, TË CILAT DUHET TË GARANTOJNË NISMAT E MËPASME LEHTËSUESE, DO TË JENË SHUMË TË FORTA, POR UROJ TË MOS E PËSOJË AS EDHE NJË, PRANDAJ JU LUTEM TË GJITHËVE KORREKTESË
🔴 PO BËJMË DIÇKA QË DO TË MBAJMË MEND SI NJË MREKULLI, NËSE DO TË DIMË TË REZISTOJMË KËSHTU DERI NË FUND🙏

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb