Në emisionin “Open” është diskutuar midis panelistëve lajmi që qarkulloi ditën e sotme në media se Edi Rama ka thënë në Ohër se do të bëjë çdo gjë për ta rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë në një kohë rekord.

Analisti kosovar Ismail Tasholli tha se lajmi është publikuar pas mbledhjes së Ramës me gazetarët në Kosovë, por që sipas tij kemi të bëjmë me një lajmë të pavërtetë.

“Akuza është se aty pati tendencë puçiste të mediave me zotin Rama për të rrëzuar qeverinë e Kosovës. Kjo është konspiracion dhe fake neës”, tha Tasholli.

Por analisti Fatos Lubonja u shpreh skeptik se një ide e tillë nuk qarkullon në mendjen e kryeministrit të Shqipërisë, pasi sipas tij, Rama do t’ia jepte një dorë kur ta kishte mundësinë për rrëzimin e Kurtit.

“Mua nuk më duket dhe aq për të mos u marr në konsideratë. Pa dyshim duhet menduar pse Rusia e mbështet “Open Balkans”. E mbështet se ka një qëndrim sidomos tani anti-evropian dhe në një farë mënyre “Open Balkans” është edhe si një sfidë ndaj Evropës që juve ne s’na pranoni e shiheni çfarë bëjmë ne. Por edhe për të mbështetur Serbinë, por s’besoj përsa i përket kësaj që Rama do të rrëzoj qeverinë Kurti. Se s’është nevoja se e keni rrëzuar ju bashkë me amerikanët në pandemi qeverinë e tij. Por që të japë ndonjë dorë Edi Rama nuk është fare çudi”, u shpreh Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb