Ish-futbollisti, tani një nga pronarët dhe menaxherët e Inter Miami, Beckham u dedikoi një postim fëmijëve të tij në ditën e babait e cila po festohet mbarë botën.

“Puna ime më e rëndësishme dhe e preferuar në jetë është të jem baba… Jam shumë krenar për të gjithë ju dhe siç ju thotë babi (më falni djema) çdo ditë, unë do të jem gjithmonë këtu për ju, pavarësisht gjithçkaje…”, shkroi ai duke etiketuar tre nga fëmijët e tij, Brooklyn, Romeo dhe Cruz. Vajza e katërt dhe e fundit quhet Harper .

Gjithashtu ish-lojtari gjatë postimit në Instagram  i është referuar edhe  nënës së katër fëmijëve të tij, Victoria Beckham, ish-këngëtare e Spice Girls dhe tani sipërmarrëse mode duke postuar një foto nga koha kur ajo priste një nga katër fëmijët e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

“Mami, faleminderit që luajte rolin më të rëndësishëm dhe më bëre baba. Nuk ka dhuratë më të madhe në jetë sesa të jesh baba… Gëzuar Ditën e Babait… Ju dua fëmijë më shumë sesa mund ta imagjinoni…”, shkroi Beckham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: