Pas publikimeve të shumta në media ku firmat për themelimin e Partisë Bindja Demokratike e Astrit Patozit ishin falsifikuar, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai shkruan se do ofronte firmën e tij për themelimin e kësaj partie nëse hiqen firmat e falsifikuara.

Postimi i Ylli Manjanit:

Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për regjistrim. Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u regjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë.

Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë! Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat false.

Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb