Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar humor gjatë Asamblesë së Përgjithshme të PS duke ironizuar me Opozitën e Bashkuar dhe fushatën që i paraprin zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama thekson se do jetë fushatë shumë e bukur por shton se Damian Gjiknuri bëri mirë që ua prishi trenin pas Basha nuk e do Kryemadhin dhe Metën.

Vetë kryeministri deklaroi hapur me humor se do që ta ndihmojë Bashën që të heqë Metën dhe Kryemadhin pasi nuk di si t’ia bëjë dhe kjo është për ta një situatë sa qesharake dhe të rrezikshme.

”Luli nuk e do Ilirin dhe Monikën. S’di si t’i heqë. Hall shumë i madh. Duhet ta shpëtojmë Lulin. Shyqyr që ua prishi trenin Damiani. Se aty ishte, por këta janë komplet në një situatë qesharake dhe të rrezikshme. Luli është pasagjer aty, si ai i lokomotivës. Lokomotivën e lëviz Iliri, Saliu është skarpamento, që ndot dhe ajrin. Monika është fatorino. Luli me kapele kështu që përshëndet ata që i presin në plate, i flet për taksat.

Na i ka heq taksat thotë ai. Do jetë fushatë shumë e bukur, shumë interesante. Shumë keq më ka ardhur kur i akuzoja se dua t’i ndaja. Lulin dua ta shpëtoj, nuk e mohoj.

Kemi dhe boshllëkun e lënë nga djali i Fahriut. Do marrë Fahriu dekoratë, do e shihni. Do marrë, djali i Fahriut tek Unaza, do nxjerrë Unazën mbrapsht për LSI. Duhet ta ndihmojmë Ilir Metën t’u thotë shqiptarëve çfarë do akoma. Që nga Skëndërbeu, nuk ka pasur më shumë se Iliri, ça do 60 vjeç. Ça borxhi i ka më këtij Shqipëria që duhet të dëgjojë gjithë këto shkulmë. Që të ketë President këtë që doli dje. Që se pashë mbrëmë, kishte alarmuar ata që ishin më të alarmuarit me të. Do e zbulojmë rrugës.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb