Shorti i “Champions Laegue” vendosi sot që njëra prej gjysmëfinaleve të diskutohet ndërmjet Liverpool dhe Roma-s. Kjo përballje do të bëjë të mundur kthimin edhe një herë në Romë të Salah, futbollistit që në verë la klubin italian për t’iu bashkuar “the reds” për 38 mln euro.

Menjëherë pas shortit, Roma nëprmjet rrjeteve sociale duke etiketuar Salah ka shkruar: “Do të jemi kundërshtarë për 180 minuta, por çfarëdo të ndodhë do të mbetemi miq për gjithë jetën. Do shihemi sërish së shpejti Salah”.

salah

Egjiptiani që po bën mrekullinë këtë sezon për Liverpool si në “Premier League” ashtu edhe në “Champions League” nuk ka nguruar të përgjigjet, teksa ka shkruar: “100%”, duke nënkuptuar se është dakord me ato që ka shkruar klubi italian.

Epo atëherë le të fitojë më i miri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb