“Unë luftova për jetën time …”, ishin fjalët e para të infermieres 32-vjeçare të Spitalit Attikon, në Greqi, e cila në 5:20 të mëngjesit të sotëm u sulmua me thikë nga një pacient shqiptar i kësaj klinike. Gruaja nuk është në rrezik për jetën e saj, por ajo ka lëndime serioze pothuajse në të gjithë trupin e saj, nga qafa, gjoksi, deri te këmbët.

Infermierja i rezistoi sulmit me të gjitha forcat, por pacienti në gjendje shoku, pasi e goditi atë atje ku mundej, u hodh nga kati i katërt i spitalit, duke i dhënë fund jetës. Pacientët e tjerë në pavijon u zgjuan nga zëri i infermieres, si dhe pavijone të tjera, që nxituan së bashku me stafin e spitalit për të ndihmuar 32-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve.

Autori i krimit kërcënoi të gjithë ata që kishin nxituar dhe kishin arritur të dilnin nga pavijoni dhe u ngjit në katin e katërt të spitalit, nga ku u hodh nga dritarja.

“Ai do të më priste arterien karotide, për fat të mirë pacientët dolën nga dhomat …”, ka thënë më tej infermierja, që përjetoi tmerrin, ndërsa bashkëshorti i saj, një anesteziolog në të njëjtin spital, raportohet se është në gjendje shoku.

Sipas informacioneve, pacienti 59-vjeçar, me origjinë shqiptare, iu nënshtrua një operacioni në pneumotoraks një javë më parë, ndërsa brenda 48 orëve të ardhshme do të dilte nga spitali. Ai po trajtohej në një dhomë katërshe dhe i ra ziles duke thirrur infermieren për ndihmë. Ai po e priste me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo sjo hyri ai e sulmoi atë me thikë, e hodhi poshtë dhe vazhdoi ta godiste me duar.

Pas kësaj, ai ka hequr serumet vetë dhe ka dalë duke vrapuar nëpër korridore si i çmendur, derisa është hedhur nga dritarja, duke ka gjetur vdekjen në vend. Policia greke po merret me zbardhjen e çështjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb