Pak ditë pasi mori vendimin për të shtyrë kampionatin europian me një vit për shkak të emergjencës së koronavirusit që ka përfëshirë globin, UEFA sot ka saktësuar se pavarësisht faktit që veprimtaria do të zhvillohet vitin e ardhshëm, ai do të quhet sërish “Euro2020” duke mbajtur madje dhe logon e dizenjuar për këtë turne.

“Ndonëse fillimi i veprimtarisë është fiksuar për datën 11 qershor të vitit të ardhshëm dhe që do të luhet deri më 11 korrik 2021, Euro2020 do të mbetet sërish me emrin UEFA Euro 2020”, lexohet në komunikatën e shpërndarë nga Nioni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: