Antoine Griezman para se të bashkohej me kombëtaren e Francës deklaroi se me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të vazhdojë të qëndrojë te Atletico, por gjithsesi raportime të shumta e shohin 26-vjeçarin shumë pranë Barcelonës.

Në një prononcim të fundit vetë futbollisti është shfaqur më i dyzuar se më parë. Griezman ka lënë të hapur të dyja mundësitë, ndërsa ka thënë se për vendimin do të njoftojë para ndeshjes së parë të Francës në Botëror, që është më 16 qershor kundër Australisë.

“E ardhmja ime do të vendoset përpara ndeshjes Francë-Australi. Kjo është dëshira ime.”-shprehet shkurt futbollisti.

Klauzola e sulmuesit pas datës 1 qershor ka kaluar nga 200 milionë euro në 100 milionë, kjo si një kërkesë e lojtarit në kontratën e firmosur muaj më parë me Atleticon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb