Lihen të lirë dy të akuzuarit për djegien e flamujve të Serbisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasit Astrit Cara dhe Besnik Balani dhe Gjykata ka pranuar kërkesën e akuzës, duke i lënë të lirë, me detyrimin për t’u paraqitur dy personat.

Referimi për dy të akuzuarit u bë nga drejtoria e antiterrorist në Policinë e Shtetit. Djegia e flamujve ndodhi gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serbe Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb