Dojna Mema ishte e ftuara e radhës e Ermal Peçit në programin e tij “E diela jonë”. Këtë sezon televiziv e shohim Dojnën tek “Piranjat”, program që pranon se e ka marrë shumë për zemër, aq më tepër për shkak të kauzave sociale që trajton.

E pyetur në lidhje me ambientimin drejt një televizioni që s’ka më logon e Top Channel, tregon se nuk e ka vuajtur peshën e logos aq më tepër që punon krah figurave si Krasta e Meço. Por a ka marrë mesazhe urimi për punën e re nga drejtuesit e TCH, me të cilët ka punuar prej vitesh?

Nuk prisja të më çonin mesazh kur fillova ‘Piranjat’. A do më bëhej qejfi? Sigurisht që po. Nuk e pres, por e mirëpres. Unë do ta bëja për një koleg timin në Top Channel” – tha Dojna.

Jeta familjare e Dojnës, sidomos pasi u bë nënë, ka qenë në vëmendje të publikut. Lidhja e fortë me djalin, martesa me Vlashentin por edhe pishmani më i madh i jetës, ishin disa nga momentet emocionuese me Ermalin.

Një nga pishimanet që kam është nuk arrita ta bëj gjysh, babin. Ajo plagë nuk shërohet kurrë thjesht mësohesh. Kur ti humbet një prind humb dhe botën që ai prind të ka dhënë. Më vjen keq që djali im nuk do njohë asnjë nga gjyshërit. Nëse do vinte dhe njëherë në jetë do doja të shihte djalin, jo mua. Dasmën? Siç ta ka premtuar ty Ermal në emision, Vlashenti. Do e kisha bërë një dasmë në Zafest. Jam shumë tradicionale në martesë”, tha Dojna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: