TIRANË

Gjatë bisedës në studion e ‘Opinion’, gazetari Fevziu i lexoi kryeministrit Edi Rama, një mesazh të ardhur nga paraardhësi i tij, Sali Berisha. Në ndërhyrje, kreu i qeverisë uroi ish kryeministrin për ditëlindje, por nuk mungoi mesazhi politik.

Doktor, të uroj të kesh 100 dhe plus sa të duash ti për nipat, mbesat. Për këtë pjesë doktor, je histori. Lëre historinë të flasë për ty. Se kur historia flet nga puseta me mrokolla dixhitale, thjesht dhe vetëm turpëron veten. Doktor nuk ke më moshë më të vazhdosh të turpërohesh. Edhe 100 dhe sa të duash ti. Por Shqipërinë lëre rehat. Mbylle pusetën, dhe flij gjumë doktor.

Ndër të tjera Berisha lexoi një mesazh të ish-kryeministrit Berisha, ku përmendej edhe nëna e tij e ndjerë.

Fevziu: Berisha më thotë se ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për Anenë. Nëse ka kurajo të përballet me kryetarin e opozitës dhe ka të drejtë.

Rama: Çfarë ti them atij që flet për nënën time të vdekur. Ai është një kokrra e mjerimit dhe ti që e lexon këtu mesazhin dhe ma lexon ti mua këtu për nënën time. Është kokrra e mjerimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb