TIRANË

Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Aurel Voda, është shkarkuar nga detyra. Lajmi është konfirmuar nga ministrja  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Doktori Aurel Voda nuk është përmbajtur aspak me fjalorin e tij , teksa duke iu referuar kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi tha “na plasi k***”, ndërsa  ditën e djeshme ai ka shpërthyer në sharje ndaj gazetarëve me një fjalor krejtësisht banal.

“Ipatolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”-shkruan ajo.

72487057 455752975039500 6933277397110226944 N
72487057 455752975039500 6933277397110226944

Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni – shkruante Aurel Voda në statusin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: