TIRANË

Zbardhet padia e PS dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimit të KAS, që lejoi pak ditë më parë listën e kandidatëve të të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim me 222 emra.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë nga 222 të propozuar, në 153.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

PS argumenton se numri i lartë i listës së kandidatëve sjell problematikë thelbësore në fletën e votimit dhe përbën cënim të votës së së parapëlqyer pasi kandidatët që do të jenë në pjesën e dytë të listës iu bëhet e pamundur të kapin herësin ose 10 000 vota për t’u zgjedhur në Kuvend.

Ndër të tjera PS thekson se numri i kandidatëve që duhet të përmbajë lista është përcaktuar  në Urdhërin e botuar nga Kryekomisioneri në faqen zyrtare të tëitter me datë 08.03.2021. në këtë kuptim koalicioni nuk i është përmbajtur urdhërave ligjor të KQZ.

“Kufiri i sipërm i listës së kandidatëve është numri më i afërt i plotpjestueshëm me 3 i numrit të mandatave, deri 2.” thuhet në padinë e PS drejtuar Kolegjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: