Më 4 dhjetor 1989, në Erfurt në Gjermaninë Lindore, qytetarët mësynë zyrat e STASI-t, pasi në orët e para të mëngjesit vunë re tymin e bardhë që po dilte nga godina e STASI-t, ku po digjeshin dosjet. Zyrtarët e STASit, kishin nisur përpjekjet për të zhdukur gjurmët e krimit gjatë diktaturës. Por populli i Gjermanisë Lindore nuk i lejoi ata. Pas krijimit të Komisionit Special në vitin 1990, dosjet u hapën për qytetarët në vitin 1992. Hekuran_Isai
Ndërsa në Shqipëri, plot një vit më vonë, ministri i Brendshëm i diktaturës, Hekuran Isai urdhëroi zhdukjen e dosjeve të Sigurimit. Më 15 dhjetor 1990, pak ditë para se komunistët të dorëzonin pushtetin, Hekuran Isai u kujdes nën urdhërat e udhëheqjes të zhdukë gjurmët e krimit. Urdhri u dha nga Hekuran Isai i cili pas pak javësh do të largohej nga kjo detyrë bashkë me udhëheqjen e PPSH-së, për ti hapur rrugën më të rinjve komuniste, të cilët do të zbatonin me përpikmëri planin për zhdukjen e gjurmëve të krimit.
Brumatricet asgjësuan tonelata dosjesh  rreth 29 000 dosje, rreth 75 % e dokumentacionit të arkivuar në organet e Sigurimit të Shtetit. Vetëm në një orë asgjësoheshin 800 kg dosje. Dokumenti në arkivëne  shtetit e vërteton aktin e fundit komunist, zhdukjene gjurmëve të krimit të tyre.

1-2

Zhdukja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka nisur më 15 dhjetor 1990, pak ditë para se regjimi komunist të dorëzonte pushtetin. Procesi ka vazhduar deri në vitin 1992 dhe për të kryer zhdukjen e dosjeve të Sigurimit, ka shërbyer brumatriçja një mjet që ekzistonte në çdo degë të brëndshme në të gjithë vendin. Këto brumatriçë gllabëruan dokumentet që faktonin të gjitha krimet komuniste për 45 vjet diktaturë. Kaq mjafton për të besuar se hapja e dosjeve të Sigurimit është veçse një propagandë e përdorur sistematikisht nga PS e PD si gjueti shtrigash për përfitime politike. Ky dokument që 27.al publikon sot ka një vlerë shumë të madhe për të kuptuar secilin nga elita shqiptare e këtyre 26 viteve në raport me dosjet. Dosjet e sigurimit u asgjësuan nën kujdesine  zyrtarëve të lartë të shtetit komunist në vitin e fundit të tyre në pushtet, Por ajo që është me frikshme është fakti se procesi është kryer nga një i fundit ish-ministër i Brendshëm i komunizmit, Gramoz Ruçi, i cili sot vazhdon të jetë në politikë si një ndër drejtuesit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste, që sot qeveris vendin.

DOKUMENTI

Dokumenti që publikon sot 27.al, është një telegram i 15 dhjetorit 1990 i ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, dërguar  kryetarëve të degëve të punëve të brendshme në gjithë rrethet e Shqipërisë, ku jepet urdhër për asgjesimin në masë të dokumeteve sekrete.

2-2
Të asgjësohen pa pritur  përfaqësuesin e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve,  të përpunimeve  dhe dosje te tjera që janë veçuar për asgjësim si dhe kartelat e  kontigjenteve të hequr, librat e evidencës të punëtorëve operativë të hequra nga përdorimi dhe  dokumenteve të përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës sekret, Ares personal dhe SRV (Sekret i  rëndësisë së veçantë) dosjet hetimore e gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi dhe ato që nuk kanë plotësuar afatin pesë vjeçar, (por jo dosjet hetimore për zbulim autori). Veprimet të kryhen menjëherë. Këto janë veprime normale dhe bëhen sipas kërkesës tuaj, pra nuk lidhen me situatën.

Na informoni për realizimin e detyrës.


Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai”
Sipas burimeve arkivore mendohet se gjatë viteve  1980-1992 janë asgjësuar rreth 29 000 dosje, ose rreth 75 % e dokumentacionit të arkivuar gjer atëherë. 27.al

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb