SHBA

“Përshëndetje të gjithëve. Rita Wilson dhe duam të falënderojmë të gjithë ata që po kujdesen për ne në këto momente. Kemi Covid-19 dhe jemi në izolim, në mënyrë që mos ta përhapim tek askush tjetër. Tek disa njerëz kjo sëmundje zhvillohet më shumë dhe mund të jetë serioze” ka shkruar Tom Hanks në Instagramin e tij.

“Jemi duke u u përballur me këtë situatë çdo ditë. Janë disa gjëra që mund t’i bëjmë të gjithë për të përballuar këtë moment duke ndjekur ekspertët. Kujtoni se nuk qahet në bejsboll”- shkruan më tej.

Aktori dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson ditën e djeshme lajmëruan se janë prekur nga koronavirusi gjatë një udhëtimi në Australi. Ata ndodhen në izolim duke ndjekur të gjithë protokollin e mjeteve për të qëndruar për 14 ditë të mbyllur.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb