Një 35-vjeçar u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të shtune në Theologos, Evia, nga gruaja dhe vëllai i tij. Viktima 35-vjecare, me origjinë shqiptare, doli pozitiv për koronavirusin.

Sipas dëshmive, 35-vjeçari u gjet i varur në një pemë, ndërsa të njëjtat burime raportojnë se ai ndihej fajtor sepse ishte prekur nga koronavirusi duke infektuar të tjerë në shtëpinë e tij.

Ai është njohur në lagje si një familjar i mirë, dhe ishte baba i një vajze të vogël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb