TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta që kur drejtonte një parti politike nuk e ka fshehur simpatinë për aktorin e humorit Bes Kallaku e duket se kjo simpati ekziston edhe për familjarët e tij.

Ai ka publikuar në “Facebook” dy foto në praninë e gjyshes së Bes Kallakut, Ijes edhe ajo personazh shumë i njohur dhe vetë aktorit. Nga ana tjetër Ija nuk është kursyer por i ka shtruar presidentit të Republikës domate, djathë, ullinj e bukë përpara.

Meta-Ija (2)

Duhet kujtuar se kjo është menuja e preferuar edhe e vetë Besit, që me sa duket ka dashur t’ia prezantojë edhe Kreut të Shtetit.

“Të dashur miq, nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit ?”, shkruan Meta.

Meta fb Ija

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb