Ecuria fantastike në klasifikim i Lacios, që me fitoren në përballjen direkte kundër Interit arriti të ngjitej në vendin e dytë, nuk po kalon pa rënë në sytë e klubeve të mëdha europiane, përfshirë edhe Barcelonën.

Ja përse blaugranat kanë hedhur sytë te Simone Inzaghi, raporton “Don Balon”, arkitekti i kampionatit të madh që po bën skuadra bardhekaltër.

“Don Balon” saktëson se Barcelona, që aktualisht po drejtohet nga Kike Setien pas shkarkimit të Valverdes, po studion në distancë Inzagin, por ende kontakt nuk ka pasur.

Trajnerit emilian, të cilit kontrata i skadon në qershor të vitit 2021, Barcelona i pëlqen mjaft mënyrën e punës. Gjithsesi nuk është vetëm Barcelona në këtë valle. Emri i Inzaghit është lidhur shpesh me Juven në të kaluarën pas largimit të Masimiliano Alegrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb