Donald Trump u shfaq optimist për mundësinë e dërgimit të njerëzve në Hënë deri në fund të mandatit të tij, në fillim të vitit 2029. Gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, në prani të astronautëve të misionit Artemis II , i cili orbitoi Hënën në fillim të prillit, presidenti amerikan tha se “kemi një shans për të arritur atje”.
Ai shtoi se “Preferoj të mos e deklaroj në mënyrë kategorike, por jemi përpara afatit , kështu që kemi një shans.”
NASA po shqyrton një ulje në hënë në vitin 2028, por ekspertët janë të shqetësuar se mund të ketë vonesa të mëtejshme pasi sistemet e uljes që do të duhen përdorur janë ende në fazën e zhvillimit.
