Ministria e Mbrojtjes nisur fushata e rekrutimit të ushtarëve/detarëve të rinj. Dje ministri i mbrojtjes Niko Peleshi e ka nisur fushatën nga Elbasani ku për herë të parë deklaroi se pagat e ushtarëve profesionistë do të jenë mbi 50.000 lekë dhe se trajtimi i tyre do të jetë i veçantë ndryshe nga vitet e tjera.

“Ne sot i shikojmë në sy të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilëve ju drejtojmë ftesën për tu bërë pjesë e FA, sepse kemi arritur t’i japim një drejtim dinjitoz duke filluar nga paga. Siç e dini kemi një rritje prej 30% nga ushtari i parë tek Gjenerali, që do të thotë ai që sot rekrutohet në ushtri merr një pagë më shumë se 50 mijë lekë të reja që në momentin e parë”, deklaroi dje nga Elbasani ministri Peleshi.

Ai premtoi se si asnjëherë më parë aplikantët do të kenë një pagë mujore dinjitoze, përgatitje fizike dhe profesionale të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve të NATO dhe përfitime të tjera për një karrierë të sigurt. Rreth 400 vende të lira janë sot pranë FA për ushtarë dhe detarë aktiv. Të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjeçar, të mesëm apo të lartë do kenë mundësi të krijojnë karrierën e tyre pranë FA.
Në linkun më poshtë gjeni të gjithë detajet sesi mund të regjistroheni

https://www.mod.gov.al/index.php/karriera-2/1008-si-te-rekrutohem-ushtar-detar-aktiv-ne-fa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb