TIRANË

Genci Kallaçi ka 3 vite që endet nëpër gjykata për të gjetur të drejtën e tij të mohuar. 31-vjeçari u aksidentua gjatë punës në kompaninë HAKO, por në vend që të ishte hero, nuk mori as paratë e rrogës dhe as kujdes mjekësor nga punëdhënësit.

Ai ka rrëfyer sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24, dramën e jetës së tij që e ka lënë edhe sot të paaftë në njërën dorë, e për të ndihmuar familjen e tij në kushte të vështira ekonomike.

“Unë doja pagesën për kohën kur nuk mund të punoja nga kompania. Në ambientet e shtëpisë ka ardhur makina e HAKO-s më ka marrë dhe më ka çuar në shtëpi. Aty më ka marrë në telefon Erjona, më ka thënë do të çoj kushëririn tim që punonte në të njëjtën kompani të çojë në spital në orën 10:00. Erdhi Avniu dhe shkuam në spital, ku na priste inxhinieri i kompanisë. Ai më tha mos trego se kam folur unë me administratorin dhe do të përgjigjemi për çdo gjë.

Në spital më informuan se do vendosim allçinë. Iu thashë që të tjera gjëra më thatë në mëngjes, sepse unë s’mund të duroja dot të vendosja diçka në dorë. E gjithë dora u fut në allci, mbi plagë.

Infermieri Vironi është marrë në pyetje dhe ka thënë që nuk ka qenë në spital, për mua, nuk e njoh.

Nga spitali shkova në shtëpi, më thanë që do të ndjekë infermieri Vironi. Kam shkuar çdo javë dhe pas 27 ditësh kam hequr allçinë. Gishtat kanë qenë komplet të ngrira. Njërin gisht mund të lëvizja, një mund ta mbyllja me dorën tjetër, kurse 2 nuk i lëvizja dot fare.

Nuk kam pasur asnjë telefonatë, asnjë kujdes nga kompania. Kur ka qenë momenti i raportit kam shkuar dhe vetë kam dorëzuar raportin. Në fillim më pritën mirë, pastaj kur takova atë të burimeve njerëzore se nuk isha i kënaqur me pagesën.

Kisha dhe 15 orë shtesë që as ato nuk i kam marrë kurrë. Atë muaj duhet të më kishin hedhur rrogën.

Antibiotikët i pagoi kryeinxhinieri. Të gjitha shpenzimet i kam paguar vetë. Vetëm 23 mijë lekë ilaçe nga ata. Kam marrë vetëm raportin nga kontributet, as pagën prej tyre. Me këto para mbahej familja ime. Kompania ka qenë në dijeni për gjendjen ekonomike të familjes sime. Shkova takova administratorin, më tha nuk të njoh, shko merru me përgjegjësin. Unë i thashë nëse merrem me përgjegjësin, nëse bëj kallëzim, gjobën e ha administratori”, tha 31-vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb