Kardinali dhe zyrtar i lartë i Vatikanit, Giovanni Angelo Beçiu është dorëhequr nga detyra në mënyrë të papritur.

Papa Francesku ka pranuar dorëheqjen e tij teksa kardinali akuzohet për shpërdorim të fondeve.
Pas një investimi në një ndërtesë luksoze në Londër me fondet e kishës, Beçiu akuzohet se pikërisht paratë ua jepte vëllezërve.

Por për një media italiane ai nuk ka pranuar akuzat duke theksuar se as nuk është ne hetim si dhe s’ka vjedhur asnjë euro të vetme.

“Unë nuk vodha as një euro. Unë nuk jam nën hetim, por nëse ata më dërgojnë në gjyq, unë do të mbrohem”, tha kardinali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb