Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni. Rreth dy vite nga marrja e detyrës, Zela njofton dorëheqjen përmes një letre drejtuar, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për dijeni edhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulat Balla.

Në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi, Zela thotë se i ka shërbyer publikut me përkushtim dhe se në asnjë moment nuk ka lejuar që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste. Gjithashtu në letër, Zela thotë se ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i këshillit mbikëqyrës të AKEP.

Ilir Zela

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.”-shkruan Zela në letrën e dorëheqjes së tij.

Keshilli I Ministrave Vendimi
Keshilli I Ministrave Vendimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb