Zinedine Zidane është gati të marr drejtimin e PSG. Në fakt, mediat franceze prej kohësh kanë shkruar se Zidane nuk ishte ende gati për të pranuar ofertën e sheikëve të PSG, kjo pasi mbetej në pritje të një oferte nga ana e Federatës franceze.

Ka dhe zëra të tjerë që mendojnë të kundërtën, gazetarë si Daniel Riolo, i pari që njoftoi transferimin e Messi te PSG, apo rinovimin e kontratës të Mbappe. Këto dy të dhëna kanë mjaftuar që Riolo të jetë një zë i besueshëm kur bëhet fjalë për klubin e PSG.

Zidane Psg
Zidane Psg

Gjatë një programi televiziv gazetari në fjalë u shpreh i bindur se Zinedine Zidane do të marrë drejtimin e PSG. Në fakt së fundmi në Francë flasin dhe për një largim të Pochettino-s, dy të dhëna që shkojnë në sinkron. Mbetet për tu parë nëse ky lajm i bujshëm do të gjejë konfirmime të tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: