Ish-kryeministri Sali Berisha zyrarisht është zhveshur nga mbrojtja që i garantohej nga shteti, për shkak të funksionit që ka mbajtur deri verën e vitit 2013.

Garda e Republiks ka vendosur Ermal Zaimi dhe Ervis Tusha, pjesë e këtij institucioni të mos jenë më që truprojat e tij. Vendimi i Gardës është marrë mëngjesin e sotëm, pak para nisjes së protestës së opozitës, pas së cilës dorëzuan në Kuvend mandatet për deputetë.

Por pas marrjes së njoftimit, dy gardistët Zaimi dhe Tusha kanë dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga Garda e Republikës dhe i kanë qendruar afër ish-kryeministrit Berisha, duke garantuar sigurinë e tij fizike.

Ligji saktëson se një ish-kryeministër gëzon mbrotjen nga punonjës të Gardës së Republikës deri në 3 vjet pas dorëzimit të detyrës së lartë. Ndërkohë që Sali Berisha mbrohej nga punonjës të Gardës prej rreth 6 vitesh.

Për mediat Berisha tha se, pavarësisht vendimit të Gardës ai ndihet më i fortë dhe i motivuar mes qytetarëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: