TIRANË – Deputeti Tom Doshi denoncon hetimin me dy standarde që është duke zhvilluar, sipas tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda, për akuzat që ka ngritur ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta dhe deklaron se, pavarësisht rrethanave, nuk do të heqë dorë nga hetimi dhe do të vërë në dijeni ndërkombëtarët për të zbardhur atë që po ndodh.

Standartet e dyfishta në hetim, shkruan Doshi në Fb, janë të qarta: “Nga njera anë, personi që ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi, Durim Bami, mbahet i arrestuar dhe nën terror psikologjik, madje qëllimisht gjoja për masa sigurie vazhdon akoma të qëndrojë nën mbikqyrje të Policisë së Shtetit e jo nën mbikqyrje të organeve të specializuara sikurse janë burgjet dhe nga ana tjetër, ndërmjetësi i krimit, Fatjon Skënderi, pasi thirret me ndërmjetësim të dyshimtë nga Gjermania, i jepet garanci se nuk do ketë asnjë masë shtrenguese ndaj tij dhe nuk ka në fakt.”

DEKLARATA E PLOTË E DOSHIT NË FB

Të nderuar qytetarë, ju falënderoj për mbështetjen dhe interesimin tuaj të vazhdueshëm për çështjen që kam denoncuar ditë më pare.

Kam bërë publike mungesën e besimit ndaj institucionit të Prokurorisë, çështje për të cilën në mënyrë të arsyetuar i jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm.

Kam rezerva të arsyeshme në lidhje me hetimin, të cilat në respekt të insitucionit dhe të funksionit që mbaj si pjesë e legjislativit, i kam bërë e do i bëj prezent konform ligjit. Pavarësisht kësaj në respekt edhe të opinionit publik, jam i detyruar të jap vlerësime në lidhje me procesin, për aq të vërteta sa dihen publikisht.

Deklarimet e mia kanë qenë publike dhe me emra dhe ngjarje specifike: konkretisht kam bërë publike skemën e ngjarjes së përgatitur kundër meje dhe emrat e përfshirë në të si porositës, ndërmjetës dhe ekzekutor.

Konstatoj se hetimet në kuadër të kësaj deklarate kanë qenë me dy standarte:

Nga njëra anë personi që ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi, Durim Bami, mbahet i arrestuar dhe nën terror psikologjik, madje qëllimisht gjoja për masa sigurie vazhdon akoma të qëndrojë nën mbikqyrje të Policisë së Shtetit e jo nën mbikqyrje të organeve të specializuara sikurse janë burgjet që monitorohen nga Prokuroria dhe standartet dhe ruajtja kryhet nga Policia e Burgeve (e papërfshirë në këtë proces)
Nga ana tjetër, ndërmjetësi i krimit (Fatjon Skënderi) pasi thirret me ndërmjetësim të dyshimtë nga Gjermania, i jepen garanci se nuk do ketë asnjë masë shtrenguese ndaj tij -dhe nuk ka në fakt.

Dallimi mes tyre është se:

Durim Bami – ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi dhe më ka vënë në dijeni në lidhje me të – për pasojë është i arrestuar e nën presion e terror policor që të detyrohet të deformojë të vërtetën e pranuar më parë prej tij

Fatjon Skënderi – nuk ka hequr dorë vetë nga krimi por thjesht ju dekonspirua skema, ndërsa ndryshe nga i pari vijon bashkëpunimin me porositësin e vrasjes edhe për dështimin e proçesit hetimor – për pasojë është i privilegjuar duke mos u marrë asnjë masë shtrenguese ndaj tij që të vijojë të mos thotë të vërtetën

Në dukje hetimi nga prokuroria e kësaj çështje në të cilën autor është edhe numri 2 i shtetit, ngjan mision i pamundur por ju garantoj se jam besimplotë që me prova te pakundeshtueshme dhe ndihmën e ndërkombëtarëve kjo do të bëhet e mundur shpjet.

Natyrisht per keto diferencime ne hetim do njoftoj te te gjitha institucionet pergjegjese por edhe perfaqesuesit ndekombetare te akredituar ne Republiken e Shqiperise.
Sinqerisht, Tom Doshi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: