DURRËS

7 prej 21 komisionerëve të dosjes 339, për të cilët preu fletëarreste prokuroria speciale SPAK, janë nga fshati Shetel, i Njësisë Adminitrative Shijak. Sheteli është një prej fshatrave më të thellë të Shijkaut, rruga në të cilin kërkon shumë kohë dhe mundim.

Basnorët e kësaj zone merren vetëm me bujësi e kryeisht me mbjelljen e duhanit, kulturë prej së cilës mbijetojnë, duke e shitur. Arrstimi i 7 burrave të fshatit ka ngjallur jo pak zemërim te banorët e kësaj zone. Ata thonë se nuk është aspak e drejtë të arrestohen njerëz të pafajshëm, që as nuk kanë vrarë e as nuk kanë cenuar njeri.

Ndalojmë në shtëpinë e Dalvis Bibës, 26-vjecarit, kominioner i PD, i arrestuar katër ditë më parë. Babai i tij thotë se policia ju kishte mbërritur në orën 4 të mëngjesit në derë të shtëpisë, duke bërë kontroll të imtësishëm banese dhe kishin marrë me vete djalin e vetëm të shtëpisë. “Na thanë do e marrim në pyetje, nuk e dinim për çfarë e morën. Pse nuk e kishin pyetur më parë çfarë ndodhi e djali do t’ju jepte shpjegim”, thotë Demir Biba, 58-vjecar.

Babai i Dalvisit tregon se djali ishte student, e morën dhe e çuan komisioner. “Ishte i patrajnuar, ishte i paditur. Për ditën e zgjedhjeve më mori mua 20 mijë lekë të vjetra e më ktheu 2 mijë. Me ato lekë u ushqye atje në komosion votimi. Mbaroi shkollën dhe e vetmja mundësi ishte të qëndronte këtu në fshat. Këtu qëndroi, ka mbjellë duhan, është marrë me punë bujqësie, ne me punë bujqësie merremi se s’kemi asnjë të ardhur”, thotë i ati.

Nëna e tij, Suzana, nuk i mban lotët. Ajo thotë se djali i saj është i sëmurë. Ka kaluar në depresion të thellë. “Sa nisi Pandemia u kyç brenda në shtëpi. Kam frikë se nuk i japin as mjekim. Do më bëhet prapë rëndë sic ishte kur nisi mjekimin”, thotë Suzana.

Vetëm pak caste pasi ka mbaruar intervistën, gruaja mbetet pa frymë. U desh ndërhyrja me mjete rrethanore për ta sjellë përsëri në jetë. Suzana Biba tha se kishte disa ditë pa ngrënë ushqim, që prej ditës që i arrestuan djalin. “Djali nuk ishte kriminel, e njeh e gjithë zona, që është djalë i mirë e punëtor”, shprehet ajo. Për minuta e minuta të tëra gruaja mbeti në gjendje të fikëti, ndërsa më pas e dërguan në spital për mjekim.

Redi Hysi është një prej komisionerëve të tjerë të arrestuar. 30-vjeçari është prind i dy fëmijëve të mitur. Për të shkuar në banesën e familjes së tij ka shumë vështirësi. Makina duhet të përshkojë mbi 60 minuta rrugë nga fshati Shetel i poshtëm, të mbushur me gropa, ndërsa fshati duket i izoluar në mes të malit.

Shtëpia e tij është një cadër e vendosur në mes oborri, pasi shtëpinë jua ka prishur tërmeti i 26 Nëntorit. Në mes të oborrit qëndron në një shtrat edhe nëna e tij 60-vjecare e paralizuar, Zyraja, e cila nuk mund të lëvizë dot, apo të qëndrojë brenda cadres, për shkak të temperaturave shumë të larta. Gruaja tregon se në pesë të mëngjesit jua kish behur policia, ndërsa Redi po bëhej gati të shkonte në Tiranë të shiste ca duhan për të blerë ushqime.
Fshati nuk ka as ujë për të pirë. Gjendja në familjen Hysi është përtej dëshpërimit. Dy djemve të mitur nuk munden as t’ju plotësojnë kushtet minimale.

Bababi i komisionerit të zgjedhjeve të 2017 thotë se arrestimi i të birit ka rrënuar familjen. “Djali nuk e ka shkollën e mesme. I thashë mos shko në komision, më tha më kanë caktuar or babë. Ne nuk kemi përfituar kurrë asgjë. Askush nuk na ka dhënë asgjë. Shikojeni mjerimin tonë. Vetëm cadrën për të fjetur natën na kanë dhënë”, thotë i ati.

Prindërit kanë një apel, ata i bëjnë thirrje shtetit të arrestojë ata që janë përfitues të zgjedhjeve, ata që kanë përfituar, e të mos merren me komisionerët hallexhinj.

Nga 22, komisionerë të marrë në hetim nga SPAK, për 11 është kërkuar arrest me burg, për 8 arrest shtëpie dhe për të tjerët detyrim paraqitje.

Urdhër arresti është dhënë edhe për 1 qytetar, që votoi në emër të personave të tjerë. SPAK kishte lëshuar urdhër arrest edhe për dy komisionerë, pasi kishin ndërruar jetë prej rreth dy vjetësh në fshatin Rubjekë të Maminasit.
Në 3 qendra votimi u votua për 62 persona që ndodheshin jashtë vendit, ka rezultuar sipas hetimeve të SPAK.

“Pjesë e këtij aksioni janë- Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1335 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1336 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë”, thuhej në dosjen e SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb