Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht Igli Tares se është vënë nën hetim në kuadër të dosjes “Balluku”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.

Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares.

Hetimet ndaj Tares po zhvillohen në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb