TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për padinë e fundit në SPAK nga ana e PD për 5 zyrtarë të kësaj force, mbështetës të tij.

Berisha tha se dosja e Lulzim Bashës nuk shkoi në Gjykatën e Lartë nga SPAK për larje parash. Sipas tij, dosjen e mbylli Agaçi me urdhër të Ramës.

“Një veprim të tillë e bën një njeri që nuk ka as besë, as ligj. Që nuk njeh as ligjin, as besën. Një besëprerë që vërsulet ndaj kolegëve të tij, drejtuesve me të gjitha mënyrat. Tani që është shndërruar në pre të SPAK-ut… e morët vesh? SPAK nuk e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë që është shkelja më flagrante e ligjit, shkoni gjeni një qytetar që nuk i dërgohet dosja në Gjykatë të lartë. Prokuroria është e detyruar. I akuzuar për larje parash. Dosjen e mbylli Agaçi dhe nuk shkoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të Edi Ramës. Pra, ai tani po të mos ndodhte ky revolucion do bënte çmos që një pjesë të SPAK-ut ta anëtarësonte në parti, ta ndante me Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb