Vijojnë zhvillimet në GJKKO, ku po mbahet seanca gjyqësore për disa prej të pandehurve të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Gjatë seancës së sotme, avokatja mbrojtëse e një prej të pandehurve, Elman Abule, ka paraqitur një kërkesë procedurale përpara trupës gjykuese.

Mësohet se mbrojtja ka kërkuar shpalljen e moskompetencës nga ana e GJKKO-së për këtë çështje dhe dërgimin e dokumenteve dhe akteve për shqyrtim pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.

Vetë Abule ka kërkuar shtyrje të seancës, duke u shprehur se nuk ka pasur të bëjë kurrë me shtetin, duke pyetur pse duhet të gjykohet nga kjo gjykatë.

SPAK nga ana tjetër u shpreh se kishin ardhur të përgatitur për të paraqitur konkluzionet përfundimtare dhe se duhet vazhduar seanca.

Sakaq, gjykata u shpreh se kërkesa për shtyrje rrëzohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb