TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një tjetër hap në hetimet për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe bandës së trafikut të drogës “Habilaj”. Burimet bënë me dije për “BalkanWeb” se oficerët e policisë gjyqësore kanë qenë në Ministrinë e Brendshme në fundjavë ku kanë marrë librin e hyrje-daljeve.

Ky veprim i paralajmëruar më herët nga gazetarja Klodiana Lala, vjen pas bisedës së përgjuar mes dy vëllezërve Florian dhe Moisi Habilaj në kuadër të operacionit “Rosa dei venti”, ku Floriani shprehet ndër të tjera se kishte takuar në Tiranë “shefin e madh”. Nisur nga akuzat e bëra nga Krimet e Rënda që kërkuan arrestimin e Tahirit, dyshimet e Prokurorisë janë se pikërisht ish-ministri është ‘shefi i madh’ për të cilin flisnin vëllezërit Habilaj.

Madje, sipas burimeve nga Prokuroria dyshohet se takimi mes tyre është bërë në Ministrinë e Brendshme, ndaj është sekuestruar edhe libri i hyrje-daljeve për të verifikuar këto dyshime.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: