Në një kohë kur nga samiti i BE-së në Bruksel po vijnë sinjale të pastra se unioni do t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, nga Moska ka reagime dhe duket se nuk janë aspak miqësore.

Ish-Presidenti Dmitry Medvedev, i cili është një aleat i Putin që gjithmonë  i fryn zjarrit të konfliktit ka sulmuar sot Europën, duke e quajtur një rezervë të zbehtë të solistëve amerikanë.

“Problemi i degjenerimit të politikës evropiane”, thotë ai – “lidhet mbi të gjitha me faktin se ajo është kthyer në një rezervë të zbehtë të solistëve amerikanë”.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit kundërshton hapur klasën politike evropiane, duke sjellë gjithashtu kryeministrin italian dhe kancelaren gjermane.

“Pa ofendim për askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë njerëz të rinj dhe një epokë e re qeverisjeje, e cila për mendimin tim është larg nga optimalja”, shkruan Medvedev në Telegram.

Ndërkohë ai vazhdon më tej linjën e tij kritike duke thënë: “Charles de Gaulle mund të kundërshtonte çdo president amerikan. Dhe tani cilët evropianë do ta bëjnë këtë pa u shtrënguar duart. Ata janë të kufizuar vetëm nga qëllimet e tyre të dobëta zgjedhore. Për një kohë të gjatë kam qenë në kontakt me liderë të huaj dhe mund të shoh se sa ka rënë niveli i politikanëve perëndimorë. Në njëzet vitet e fundit kjo ka ndodhur fjalë për fjalë para syve të mi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb