SHBA

Drake bën një hap mbrapa duke shtyrë lançimin e albumit të tij më të ri “Certified Lover Boy” që duhet të dilte këtë muaj.Reperi ka zbuluar se kjo gjë ka ndodhur sepse i është nënshtruar një operacioni.

“Kisha planifikuar të nxirrja albumin tim këtë muaj, por u operova dhe gjithë energjia ime është fokusuar tek shërimi. Jam shumë i lumtur që jam në këmbë sërish dhe që së shpejti do i kthehem punës. Albumi nuk do dalë këtë muaj”, shkruan ai për fansat.

Drake nuk e zbuloi arsyen pse u operua, por mediat kanë hedhur idenë se bëhet fjalë për një problem shëndetësor në këmbë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: