DIBER – Drama e 15-vjeçares që u përdhunua nga babai i saj, në fshatin Përgjegjaj në Dibër, ka nisur që kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe. E.P ka mbetur vetëm me të atin “monstër” dhe vëllain më të vogël, 7 vjet më parë, pasi nëna e saj ka humbur jetën në një aksident rrugor.

46-vjeçari Guri Përgjegji ishte martuar sërish pas vdekjes së gruas, por veprimet e tij prej maniaku i kishin vënë re të gjithë banorët e fshatit. Ai ngacmonte shpesh femrat në fshatin e vogël të Dibrës, ku kanë mbetur vetëm 10 shtëpi.

Banorët  thonë se kishin vënë re mërzitjen e vajzës prej gati 10 ditësh, duke hedhur dyshime se kjo nuk ka qenë hera e parë që babai monstër ka abuzuar me të bijën.

Vajza E.P u gjet sot nga policia në shtëpinë e xhaxhait të saj, në gjendje të rëndë psikologjike. Policia bën me dije se ditën e djeshme mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative në një fshat të Njësisë Administrative Kastriot, një minorene ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike.

“Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini”, citon Policia.

E ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje.
Vajza rrëfeu mes lotësh se të enjten rreth orës 11:00, poshtë fshatit Kastriot Dibër në një vend të pyllëzuar babai i saj biologjik, Guri Përgjegji ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Pas aktit ai është larguar menjëherë në drejtim të pyllit. Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale.

Arrestimi
Menjëherë pas deklaratës së vajzës së mitur, efektivët e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë krehjen e territorit. Të ndihmuar dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastriot Dibër, për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit pas 12 orësh ndjekje nga Policia. Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit dhe më pas do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb