Ka shkuar në 5369 numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se brenda 24 orëve ka pasur 13.671 persona të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë, në total numri i personave të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 228.674.

Mediat e huaja raportojnë mes të tjerash se numri i personave të shëruar ka shkuar në 10.280.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: