Ky është një Botëror shumë i ndërlikuar për Andre Ayew, i cili pas eliminimit të Ganës, ka rrëshyer se kishte pësuar një dramë të vërtetë familjare:
“Për mua personalisht ka qenë ditë shumë të vështira. Humba djalin tim të vogël mëngjesin e ndeshjes kundër Portugalisë, edhe vajza u dërgua me urgjencë në një spital të Uruguait. Falënderimit i shkojnë Allah, është duke u përmirësuar.

Këto momente të vështira më shtyjnë të rikthehem më i fortë në të ardhmen, kështu besoj. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që keni treguar ndaj meje”, shkruan ndër të tjera Ayew në profilin e tij në Instagram. Në sfidën me Portugalinë, Ayew realizoi një gol duke barazuar rezultatin provizorisht në 1-1.
(BalkanWeb)