Pedagogia Nadia Elbasani, e ftuar në “Programin e Drekës” në News24, foli për zhvillimet më të fundit në arsimin universitar dhe ndikimin e teknologjisë në tregun e punës, duke theksuar se Inteligjenca Artificiale po krijon mundësi të reja për të rinjtë.

Sipas saj, studentët sot kanë më shumë mundësi se kurrë për të gjeneruar të ardhura përmes teknologjisë, duke kaluar nga modeli tradicional punëdhënës-punëmarrës drejt formave të reja të punësimit dhe sipërmarrjes dixhitale.

“Ky vit po mbyllet shumë mirë. Kemi pritshmëri shumë të larta edhe për vitin e ardhshëm. Para pak vitesh studentët punësoheshin që në vitet e shkollës, sot tregu ka ndryshuar edhe e kanë edhe më të lehtë punësimin, por në një tjetër dimension. Ka kaluar punësimi nga niveli punëdhënës-punëmarrës në një nivel gjenerimi të ardhurash nëpërmjet kompjuteri. Jam e bindur që pas dy vitesh ky do të jetë trendi, do të jemi si zhvillues, pra futemi në tregun e punës si alternativë për gjithçka që mund të na shkojë në mendje. Në gjeneratën e re, gjenerata Z shoh kreativitet të theksuar në të gjitha nivelet, edhe në idetë që mund të gjenerojnë nëpërmjet teknologjisë. Të rinjtë e nisin punësimin e tyre duke përdorur edhe teknologjinë dhe Inteligjencës Artificiale, i japin vetes mundësi të reja duke përdorur AI”, th ajo.

Duke folur për programet akademike, Elbasani nënvizoi se Universiteti “Luarasi” po ofron kurrikula të përshtatura me kërkesat e tregut, ndërsa një nga programet më të kërkuara mbetet masteri në “Siguri Kibernetike dhe Inteligjencë Artificiale”, i cili po tërheq interes të lartë nga studentët për shkak të perspektivës së gjerë që ofron në tregun e punës.

“Universiteti “Luarasi” ofron kurrikula inovative që është e barazvlefshme me atë që ndodh në tregun e punës çdo ditë. Me leksionet e hapura madje mbushim edhe boshllëqet që mund të kenë mbetur. Gërshetimi i AI dhe mbrojtjes kibernetike është ajo që e çon studentin drejt asaj që e pret në të ardhmen. “Siguria kibernetike dhe AI” është një nga masterat ekzistues shumë të frekuentuar”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb