Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar sot nga BalkanWeb mbi një 40-vjeçar i cili u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të parregullt.

Ai e përdorte motorin për të mbledhur kanaçe.

Me anë të një postimi në Facebook, Caka u shpreh se përveç hajdutëve të djegësave fiktivë dhe klientët e Qeverisë që vjedhin papushim, të gjithë të tjerët janë të barabartë para ligjit.

“Ramaforma ose ndryshe drejtësia me regji dhe e kapur prej fyti, godet vetëm të varfërit dhe më të pambrojturit.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por jo hajdutët e djegësave fiktivë dhe klientët e Qeverisë që vjedhin papushim.

Thoni po të doni që Ramaforma nuk po funksionon!”, ka shkruar ajo.

U arrestua se ishte pa dokumente, burri që mbledh kanoçe shpërthen në lot në gjykatë: Kam 7 fëmijë, nëse s’më jepni motorin më ktheni në qeli

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb