Këshilltari në Partinë e Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të ish- ministrit Arben Ahmetaj.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se ndërkohë që Ahmetaj ka llogaritë e bllokuara, pagesat vijojnë për inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Postimi:
Drejtësia e Re i ka bllokuar Arben Ahmetajt llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës, por si shpjegohet që për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen, madje duke i hequr fondet arsimit?!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: