Autoritetet italiane kanë goditur një grup të trafikut të drogës, ndërkohë që 24 persona janë vënë në pranga.

Fillimisht është identifikuar një grup që shisnin lëndë narkotike, bëhet fjalë për grupe droge afrikano-veriore që kontrollonin zonën pyjore të Brianzës nga kampet e tyre dhe që vecc drogës ishin të pajisur edhe me armë të ftohta dhe armë zjarri.

Pas goditjes së tyre, hetimet vijuar duke bërë të mundur zbulimin e plotë të strukturës, pra ekipin drejtues që merreshin me furnizimin, ndërkohë që bëhet me dije se grupi përbëhet nga shqiptarë e marokenë.

Mediat italiane raportojnë se droga, e llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis ishte aksesueshme dhe në shitje 24 orë në ditë, ndërkohë që aktiviteti kriminal nuk është ndërprerë as gjatë pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: